Polonia do të heqë kufizimet që kërkojnë përdorimin e maskës në transportin publik dhe hapësirat e brendshme nga java e ardhshme pasi numri i infeksioneve të reja me koronavirus është zvogëluar, deklaroi ministri i Shëndetësisë Adam Niedzielski.

‘’Maskat do të jenë të detyrueshme vetëm në strukturat mjekësore’’, theksoi ai.

‘’Zyrtarët e shëndetësisë nuk do të kontrollojnë më izolimin e personave të infektuar me Covid-19. Mjaftonte që këta pacientë të qëndronin në shtëpi”, tha Niedzielski.

Ministria ka vërejtur një rënie të infeksioneve të reja gjatë dy javëve të fundit.

Sot vendi regjistroi 8 994 infeksione të reja në 24 orët e fundit, 26% më pak se një javë më parë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb