Me përjashtim të disa bashkive, Portugalia do të vazhdojë planin e saj të rihapjes të hënën, siç është planifikuar, njoftoi sot qeveria.

“Pjesa më e madhe e vendit do të kalojë të hënën në fazën tjetër të rihapjes”, tha kryeministri Antonio Costa, pas një këshilli ministrash.

“Rivendosja e kontrolleve në kufirin spanjoll do të ruhet për të paktën 15 ditë shtesë, ashtu si edhe detyrimi për udhëtarët që mbërrijnë në Portugali të paraqesin një test negativ apo edhe të karantinohen”, shtoi ai.

Kjo është faza e tretë nga katër në heqjen graduale të kufizimeve shëndetësore, që filluan në mes të marsit, pas dy muajsh bllokimi të përgjithshëm, që bënë të mundur ndalimin e një vale të tretë të dhunshme të epidemisë së COVID-19.

Pas rihapjes së shkollave fillore një muaj më parë, në prilli pritet rihapja e kolegjeve, kafeneve, restoranteve, të ndjekura nga dyqanet e rrugës.

Që nga fillimi i rihapjes, numri i rasteve ditore në Portugali është stabilizuar në rreth 500, përkundrejt një kulmi prej gati 13 000 rastesh në fund të janarit, kurse numri i të shtruarve në spital për Covid ka rënë nën 500 pacientë, për herë të parë që nga shtatori.

Sidoqoftë, nga gjithsej më shumë se 300 komuna, 11 kanë nivele të incidencës shumë të larta për të përfituar nga lehtësimi i mëtejshëm e masave shëndetësore.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb