Djali i madh i presidentit Trump ka rezultuar edhe ai me Covid-19.

Kreu i Shtëpisë së Bardhe e kaloi përpara disa kohësh sëmundjen së bashku me të shoqen, Melania-n dhe djalin tjetër, Barron. Por tani duket se koronavirusi ka prekur edhe Donald Trump Junior-in, i cili është vetëizoluar. Mësohet se 42-vjeçari e mori përgjigjen e testit në fillim të javës dhe që prej atëherë, po qëndron në kabinën e tij të gjuetisë.

Një zëdhënës tha se Donald Jr është krejtësisht asimptomatik, megjithatë po i ndjek të gjitha rekomandimet mjekësore për situata të tilla. 14-vjeçari Barron Trump, që u diagnostikua muajin e kaluar, e mori veten shumë shpejt nga sëmundja. Donald Trump Junior luajti një rol mjaft të rëndësishëm në fushatën zgjedhore të të atit, e ka pasur spekulime se është i interesuar dhe vetë të garojë në të ardhmen për Shtëpinë e Bardhë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: