Ndonëse ishte një prej institucioneve të drejtësisë që nuk ishte prekur nga COVID-19, gjykata e Apelit Gjirokastër ka pezulluar punën për shkak të pandemisë.

Lajmi u konfirmua për ‘BalkanWeb’ nga gazetarja Brikena Metaj. Mësohet se të infektuar me COVID-19 kanë rezultuar kryetari i gjykatës, prokurori dhe një gjykatës.

Po ashtu bëhet e ditur se gjykata do të qëndrojë e mbyllur deri në 25 nëntor, ndërsa do të zhvillohen vetëm masat e sigurisë që cilësohen si urgjente. Kujtojmë se shumë gjykata në vend janë prekur nga COVID-19, duke bërë kështu që në shumë prej tyre të ndalet puna.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb