Situata me koronavirusin ka bërë që disa institucione në vend të pezullojnë aktivitetin e tyre për shkak të infektimit të punonjësve. E tillë është situata edhe në Institutin e Sigurimeve Shëndetësore në Lushnjë.

Gazetari Juljan Kasapi raporton për ‘BalkanWeb’ se një punonjëse e këtij institucionin ka rezultuar pozitive me COVID-19. Në këto kushte punonjëseve u është bërë tamponi dhe pritet përgjigja e analizave.

Aktualisht të gjithë punonjësit e këtij institucioni ndodhen në shtëpi, ndërsa do të jenë rezultatet e testit ato që do të vendosin nëse do të rifillojë apo jo puna.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: