Covid-19 ka prekur jashtëzakonisht shumë botën e futbollit e cila pritet të ndryshoj pasi kjo pandemi të përfundoj. Kriza ekonomike do të ketë një ndikim të madh mbi të gjitha në merkato, në vlerat e lojtarëve dhe në pagat e tyre. Disa gjëra nuk do të ndryshojnë, Mbappe ka qenë dhe do të jetë një nga lojtarët më të shtrenjtë në tregun e transferimeve, pyetja që shtrohet është ku do të vijoj karrierën talenti francez? Yvan Le Mee, një nga agjentët e rëndësishëm të merkatos ka bërë një parashikim mbi të ardhmen e Mbappe:

Marca
Marca

“Nëse nuk do të ishte coronavirus, Mbappe do të transferoj në Madrid që në këtë verë. Ka ende dy vite në kontratë por duket se nuk ka ndërmend të rinovoj me PSG, gjithsesi me këtë krizë ekonomike vështirë se dikush është i gatshëm të investoj 300 milion euro. Mbappe do të shndërrohet shumë shpejt në futbollistin më të mirë në botë dhe është e drejtë që kërkon të luaj për klubin më të mirë në botë, Real Madrid. Reali nga ana e tyre kërkojnë një tjetër sulmues, për momentin kanë vetëm Benzema i cili është 33 vjeç”, u shpreh agjenti.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb