COVID-19 nuk i ndalet botës së futbollit, këtë herë duke shfaqur probleme të theksuara në shëndetin e futbollistëve. Pas anësorit të Bayern Munich, Alphonso Davies, i cili u diagnostikua me miokardi, fill pasi kishte kaluar COVID-19, të njëjtat shqetësime kanë shfaqur edhe disa lojtarët të cilët aktivizohen në Kupën e Afrikës.

Komisioni mjekësor i CAF, ka konfirmuar se tre lojtarë nuk mund të luajnë pasi kanë shfaqur probleme kardiake pas testeve që iu nënshtruan. Këto probleme, ashtu si në rastin e Davies, janë shfaqur pasi të tre lojtarët kanë kaluar COVID-19.

Bëhet fjalë për ish lojtarin e Arsenal, Pierre-Emerick Aubameyang, ish lojtarin e Juves Mario Lemina dhe sulmuesin e Manisasport, Axel Meye.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb