Pritjes po i vjen fundi dhe të dielën shpresohet që kryeministri Boris Xhonson të bëjë të tjera hapa drejt rifillimit. Premier League po studion protokollin e përshtatshëm për rinisjen e lojës pavarësisht kaosit të shkaktuar nga pandemia.

Sipas “Telegraph”, mes masave të sigurisë të parashikuara është edhe ndalimi i të pështyerit gjatë ndeshjeve dhe shkëmbimi i fanelave në fund të takimit. Lojtarët nuk do mund të pijnë nga e njëjta shishe dhe mbi të gjitha nuk do mund të përqafohen pas një goli. Këto masa pritet të zbatohen përgjatë 12 muajve të ardhshëm.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb