Policia e Pogradecit procedon penalisht pronarin e nje lokali shtetasin A. B., 35 vjeç, qe e hapi në kundërshtim me Aktin Normativ dhe e vuri në dispozicion për të ushtruar aktivitet të kundërligjshëm të lojërave të fatit, procedohet penalisht dhe administrativisht pronari i lokalit.

Procedohen penalisht dhe administrativisht edhe 4 shtetas, E.K., 34 vjeç, F. B., 34 vjeç, S. B., 27 vjeç dhe V. K., 23 vjeç, banues në Pogradec, pasi janë kapur në orarin e ndalimit të lëvizjes.

Policia ka sekuestruar edhe një tavolinë pokeri, çipsa dhe letra bixhozi.

Bazuar në Aktin normativ Nr. 3, datë 15.03.2020, neni 3, pika 7 dhe 17, pronari i lokalit u ndëshkua me masë administrative në vlerën 1 milion lekë, ndërsa 4 të tjerët në vlerën 10.000 lekë të reja.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin, kryer në bashkëpunim”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: