Profesori i Fakultetit Ekonomik në UT, Sherif Bundo në një lidhje me Skype me News 24 deklaroi se informimi është një e mirë publike dhe në luftën me COVID 19 media po bën më së miri detyrën e saj.

Prandaj ai e sheh të udhës që qeveria të ndihmojë me paga gazetarët, apo shpërblime nga 300 deri në 400 euro.

“Unë vërtet them se mediat po i kryejnë vendit shërbim të cmuar. Ju shoh si misionarë që kanë të bëjnë jo vetëm me informimin por me edukimin, kujdesin, rritjen e shkallës së inteligjencës së publikut, me përgatitjen shpirtërore të publikut për situatën ku ndodhemi. Informacioni është një e mirë publike ashtu si e drejta për tu shkolluar. Ju po bëni një shërbim, për fat jeni në të njëjtën gjatësi vale me detyrat e qeverisë, jeni në krahë të punës së qeverisë. Këto janë argumente të mjaftueshme që në financa duhet një minimum ndihme mbështetje edhe për mediat, pavarësisht nëse janë publike apo private. Punojnë papushim, edhe nga shtëpia. Nuk jam dakord të mbështesë sektorin e reklamave, ku di unë apo pronarët e medias se ata kanë status tjetër, por qeveria duhet të marrë një kosto përsipër, duhet ta shpërblejë këtë angazhim, jo shpërblim luksi por 300 apo 400 euro në muaj për gazetarët duhet t’i japë. Ky është një këndvështrim intelektual”,- tha ai.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb