Prokuroria e Shkodrës ka vendosur që një pjesë të pagës së tyre ta dhurojë për përballimin e situatës që po kalon edhe Shqipëria nga koronavirusi.

Janë rreth 35 persona mes të cilëve prokurorë të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër por edhe oficerët e policisë gjyqësore pranë prokurorisë të cilët kanë vendosur që një pjesë të pagës mujore ta dhurojnë për mirëmenaxhimin e kësaj situate.

Kuvendi i Shqipërisë i ka dërguar një shkresë të gjitha institucioneve që kush ka dëshirë dhe mundësinë të kontribuojnë në këtë situatë. Prokuroria e Shkodrës i është bashkuar kësaj thirrje duke vendosur që shumën e parave të dhuara nga pagat e tyre ta derdhin në llogaritë e institucioneve të qeverisë shqiptare.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb