Pandemia e koronavirusit vazhdon të tronditë Evropën. Në Berlin, mijëra njerëz dolën në rrugë kundër politikave të qeverisë për të ndaluar përhapjen. Hungaria ka vendosur të zgjasë bllokimin e pjesshëm deri në 8 shkurt.

Në Zvicër, kujdesi shëndetësor është në prag të kolapsit: vendet në terapi intensive kanë mbaruar.

Demonstrata në Berlin
Në Berlin, në lagjen Mitte dhe në zonën e Portës së Brandenburgut, rreth 10 mijë njerëz u mblodhën për të protestuar kundër masave të miratuara nga qeveria për të ndaluar përhapjen e koronavirusit. Shumë demonstrues nuk vunë maska dhe nuk respektuan distancat, prandaj policia nxitoi të përdorë ujin për t’i shpërndarë ata.
Ndërsa hidrantët e ujit drejtoheshin mbi demonstruesit, policia mori mbi 100 demonstrues. Midis tyre, disa kishin qëlluar me fishekzjarrë dhe kapsolla.

Qeveria gjermane reagoi për protestat, duke theksuar se “liria e manifestimit dhe e mendimit është një vlerë e lartë e Kushtetutës sonë dhe kritikat ndaj masave dhe debati publik mbi to duhet të jetë i mundur dhe i domosdoshëm, por ne gjithashtu duhet të respektojmë masat kundër Covid”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Hungaria zgjat bllokimin deri në shkurt
Hungaria ka njoftuar se do të zgjasë bllokimin e pjesshëm kundër përhapjes së koronavirusit deri më 8 shkurt. Lockdown i pjesshëm në Hungari supozohej të mbaronte më 10 dhjetor. Ndër masat anti-Covid, ndalimi i lëvizjes ndërmjet 20:00 dhe 5:00, ndalimi i tubimeve dhe mësim online për shkollat e mesme dhe universitetet. Të gjitha në kuadër të një gjendjeje të jashtëzakonshme në fuqi që nga 11 nëntori.

Në Zvicër ezaurohen shtretërit në terapi intensive
Kaos në Zvicër, ku 876 shtretërit e terapisë intensive të certifikuara dhe të njohura nga shoqëria zvicerane e mjekësisë intensive janë “praktikisht të gjithë të zënë”, për shkak të emergjencës koronavirus.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb