Qipro do të heqë shumicën e kufizimeve të udhëtimit që nga 18 prilli, ndërsa një gamë e gjerë kufizimesh të tjera anti-koronavirus do të lehtësohen që nga 11 prilli.

Kategorizimi i vendeve sipas situatës së tyre epidemiologjike do të anulohet dhe udhëtarëve nuk do t’u kërkohet më të marrin një CyprusFlightPass, tha në një deklaratë Ministria e Transportit, Komunikacioneve dhe Punëve e Qipros.

Personat e vaksinuar do të lejohen të hyjnë në vend pa bërë testin e koronavirusit, ndërsa udhëtarëve të pavaksinuar do t’u kërkohet vetëm të japin një test negativ të shpejtë 24-orësh ose një test PCR 72-orësh.

Fëmijët nën moshën 12 vjeç do të përjashtohen nga të gjitha kontrollet për COVID-19.

Që nga 11 Prilli, njerëzve nuk do t’u kërkohet më të mbajnë maskë jashtë, tha Ministri i Shëndetësisë Michalis Hadipantelas. Maska do të kërkohet vetëm për punonjësit shëndetësorë dhe njerëzit që hyjnë në njësitë e kujdesit shëndetësor, qendrat mjekësore dhe shtëpitë e kujdesit për të moshuarit.

njerëzve nuk do t’u  kërkohet më maska për të hyrë në dyqane ose qendra tregtare, ambiente të shërbimit publik, muzeume në vendet arkeologjike dhe tregje dhe festivale në ajër të hapur. Megjithatë, maska do të kërkohet  në restorante, përfshirë ato brenda qendrave tregtare.

Teatrot dhe kinematë mund të funksionojnë me kapacitet të plotë, ndërsa niveli i lejuar i frekuentimit në stadiume do të mbetet në 75 për qind.

Ministri tha se personat e infektuar do të duhet të qëndrojnë në karantinë vetëm për shtatë ditë dhe nuk do të duhet të bëjnë një test të shpejtë në fund të kësaj periudhe, me kusht që të mos kenë simptoma të dukshme. Karantina mund të përfundojë edhe pas pesë ditësh nëse mund të sigurohet një test negativ PCR.

Kontaktet e ngushta të një personi të infektuar do të duhet të karantinohen vetëm për pesë ditë, me kusht që të bëjnë një test të shpejtë në ditën e tretë dhe të pestë pas kontaktit.

Njoftimi për lehtësimin e masave u bë pasi numri i infeksioneve ditore me COVID-19 ra nga një rekord prej gati 6,000 rreth tre javë më parë në nën 3,000 të mërkurën.

Megjithatë, Hadjipantelas paralajmëroi se lehtësimi i masave nuk duhet të keqinterpretohet, “pasi COVID-19 është ende këtu dhe ekspertët këmbëngulin se nuk është një ftohje e thjeshtë”.

Masat u lehtësuan bazuar në të dhënat që tregojnë se pavarësisht numrit të lartë të infeksioneve, jo shumë pacientë kërkojnë shtrimin në spital dhe shumë pak janë të intubuar. Vdekjet janë gjithashtu të rralla, dhe kryesisht ndodhin tek të moshuarit me probleme shëndetësore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb