ITALI

Edhe pse Italia ka shtuar masat anti-Covid, rastet e reja në Itali vijojnë të rriten me ritme të shpejta.

Autoritetet italiane kanë bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 201.452 testime, ndërsa janë konfirmuar 26.831 persona pozitivë, shifra më e lartë e të infektuarve që prej fillimit të pandemisë.

Në 24 orët e fundit, kanë ndërruar jetë edhe 217 persona të prekur me Covid-19, duke e çuar në 38 122 numrin e atyre që kanë humbur betejën me koronavirusin.

Lombardia është rajoni që ka më shumë të infektuar, ku në 24 orët e fundit janë regjistruar 7.339 persona dhe 57 të vdekur. Më pas është Campania me 3.103 të infektuar, pastaj Piemonte me 2.585 raste, Veneto me 2.109 dhe Lazio 1.995.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb