Vazhdon të sjellë viktima të mëdha epidemia e Covid-19 në Brazil. Në 24 orët e fundit 1840 persona e kanë humbur betejën me virusin e rrezikshëm dhe janë infektuar 74.376 njerëz.

Bëhet fjalë për shifrën më të lartë të viktimave në një ditë që nga fillimi i pandemisë. Bilanci i të vdekurve shkon të 259.402 gjithsej teksa janë infektuar 10.722.221 persona. Prej gati 42 ditësh radhazi, mesatarja e viktimave ditore në Brazil mbetet në kuotat një mijë.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: