Numri i rasteve të reja të COVID-19 në Zvicër dhe Austri fqinje arritën sot nivele rekord.

Zyra zvicerane e Shëndetit Publik regjistroi 2 823 raste infektimi me koronavirus brenda një dite, rreth dy herë më shumë se një ditë më parë.

“Numri ditor i Austrisë u rrit në një rekord prej 1 346 rastesh. Gati një e treta e rasteve të reja ndodhën në Vjenë”, tha qeveria.

Qeveria zvicerane ka planifikuar nesër një takim krize me përfaqësues nga 26 kantonet e Zvicrës, për të diskutuar shpërthimin e përshpejtuar të COVID-19.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb