Republika Çeke do të rikthejë për 30 ditë të tjera gjendjen e jashtëzakonshme kundër COVID-19, sepse numri i të prekurve nga virusi po vazhdon të rritet me shpejtësi, thanë sot zyrtarët.

“Gjendja e jashtëzakonshme do të hyjë në fuqi të hënën”, njoftoi ministri i Shëndetësisë Roman Prymula.

“Rritja e shpejtë e infeksioneve duhet të ndalet, në mënyrë që të sigurohemi se nuk ka pengesa në trajtimin mjekësor”, shtoi ai.

Pasi hyrjes së saj në fuqi, qeveria do të jetë në gjendje të kufizojë lirinë e mbledhjes së banorëve dhe gjykatat do të jenë në gjendje të vendosin gjoba më të larta për shkeljet e udhëzimeve të sigurisë mjekësore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb