Vendi i origjinës së koronavirusit, Wuhan ka njoftuar testimin e të gjithë banorëve të tij, si një përgjigje e menjëhershme kundër Covid-19, pas konfirmimit të shtatë infeksioneve, të parat pas më shumë se një viti.

Autoritetet e kryeqytetit të Hubei, ku koronavirusi i ri u zbulua për herë të parë në fund të vitit 2019, kishin kryer një operacion të ngjashëm vitin e kaluar, pas heqjes së bllokimit dhe kthimit në normalitet të vendosur në prill.

Qyteti prej 11 milionë banorësh “po kryhen me shpejtësi teste gjithëpërfshirëse të acidit nukleik tek të gjithë banorët”, shpjegoi zyrtari i Wuhan Li Tao në një konferencë shtypi.

Rreth 15 provinca në të gjithë vendin janë prekur, gjë që ka bërë që qeveria të marrë masa të testimit masiv dhe rivendosjen e disa kufizimeve.

Autoritetet kineze jane te shqetësuara per përhapjen e variantit delta ne kete vend. Njoftimi në Wuhan erdhi ndërsa Kina raportoi të martën 90 raste të reja me virus. Autoritetet kineze kanë testuar tre here 9.2 milion banorë të Nanjing dhe kanë vendosur ne izolim qindra mijëra njerëz.

Përhapja e variantit Delta te koronavirusit ka arritur gjithashtu në kryeqytetin e vendit Pekin, ku jane raportuar disa raste infeksionesh.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb