TIRANE

Çdo ditë dëgjojmë mjekët që me apelet e tyre në rrjetet sociale dhe në televizione iu bëjnë thirrje qytetarëve që të vendosin maska në ambiente të mbyllura por edhe në ato ku nuk ruhet distanca fizike si masë parandaluese për COVID-19.

Së fundi për këtë ka reaguar dhe kantautorja dhe moderatorja Rozana Radi, e cila me një postim në rrjetet sociale, iu drejtohet të gjithë atyre që nuk besojnë vështirësinë e situatës që ka sjellë pandemia e koronavirusit dhe nuk respektojnë masat.

Në reagimin e saj në Instastory, Rozana Radi tregon se miq të saj, janë të infektuar me COVD-19 dhe madje kanë pasur nevojë për shërbim mjekësor. Sipas saj, disa janë keq në spital.

“Për mua cdo individ i cili nuk mban maskë, nuk mban distancim social është një “ínjorant” dhe kjo pándemi më bëri të kuptoj që Shqipërinë e shkatërruan shqiptarët. S’më plas fare për politikë as s’dua t’ja di… Kam miq të shtruar në spital, të cilët janë mosha ime dhe janë keq. Ndaj ju lutem nëse keni ndërmend të merrni në qafa ata që i respektojnë këto rregulla, lidhni një gur në qafë vetë dhe mbysni veten tuaj”- shkruan Rozana Radi në Instastory.

  • foto galeri

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: