“Rregullat vlejnë për të gjithë. Nuk ka rëndësi kush je, ato janë rregullat. Nëse i zbaton, mund të vish, përndryshe nuk mundesh”.

Kryeministri australian Scott Morrison ka paralajmëruar Kanye West se nëse dëshiron të udhëtojë në vend, duhet të provojë se është plotësisht i vaksinuar kundër Covid. Pas numrit një të tenisit Novak Djokovic, Australia ndalon edhe ish-bashkëshortin e Kim Kardashian, siç raporton “The Guardian”.

Nuk është e qartë nëse Kanye West është vaksinuar, por në një intervistë me “Forbes” në 2021 ai e krahasoi vaksinimin me “damkosjen e kafshëve”. Asgjë nuk është dëgjuar për të që atëherë dhe tani vendi australian po vazhdon të ketë rregulla strikte.

Në fund të fundit, Australia është një nga vendet me përqindjen më të lartë të të vaksinuarve dhe pasi luftoi si e gjithë pjesa tjetër e botës, edhe me infektimet e shkaktuara nga Omicron, dëshiron të japë një sinjal të qartë, për të gjithë përfshirë edhe personazhet e famshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb