Franca regjistruar rritje të personave të infektuar me COVID-19.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë 24 orëve të fundit në Francë u regjistruan 12.714 persona të infektuar.

Ditë më parë, ministri francez i Shëndetësisë, Olivier Veran, ka thënë se vala aktuale e pandemisë në Francë mund të ketë pikun në janar të vitit të ardhshëm.

Që nga fillimi i pandemisë, Franca ka konfirmuar mbi 119 mijë viktima nga koronavirusi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb