Pandemia nuk kursen asgjë, madje edhe merkaton e verës. Sipas një studimi, në pesë ligat më të mëdha të futbollit europian u shpenzuan në dritaren e fundit të transferimeve 3,13 miliard euro. Nëse krahasohet me atë që u investua vetëm një vit më parë, kjo shifër është 1,89 miliard euro ose 38% më e ulët. Liga që ka investuar më shumë është ajo angleze, klubet e së cilës kanë nxjerrë nga arkat e tyre në total 1.27 miliard euro. Në vendin e dytë është Serie A me 726 milion euro. Surprizë është rënia e La Liga në vendin e tretë.

Https Cdn.cnn.com Cnnnext Dam Assets 200312132330 Real Madrid General Tease
Https Cdn.cnn.com Cnnnext Dam Assets 200312132330 Real Madrid General Tease

Klubet spanjollë kanë shpenzuar në merkaton e verës 908 milion euro më pak se një vit më parë. Shkak për këtë është pasiviteti i gjigandëve të futbollit iberik, Barcelona dhe më shumë Real Madrid. Liga 1 franceze është e vetmja që njeh rritje në shpenzimet e klubeve në tregun e transferimeve krahasuar me vitin 2019. Klubet francezë kanë investuar për forcimin e skuadrave të tyre 167 milion euro më shumë. Pesëja e parë plotësohet me Bundesligën që ka shpenzuar vetëm 323.

Pri163382730
Pri163382730

Një tjetër detaj I rëndësishëm dhe i pritshëm si pasojë e pandemisë ka të bëjë me rënien e theksuar në vlerën e kartonëve të futbollistëve. Nuk kishte asnjë transferim me tre shifra, ndërsa blerja më e shtrenjtë ishte ajo e Kai Havertz nga Chelsea për 80 milion euro.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: