Qeveria serbe vendosi sot të hapë kufijtë e vendit për të huajt, të cilët do të paraqesin konfirmimin e testit për koronavirusin e ri ose do t’i nënshtrohen karantinës, njoftoi kabineti qeveritar.

Deri më tani, hyrja në Serbi për shtetasit e huaj ishte e mundur vetëm në raste të jashtëzakonshme.

Rregullorja e re do të hyjë në fuqi të premten.

Në kufi, udhëtarët do të marrin vetëm një fletë informuese mbi rreziqet nga pandemia e COVID-19.

Vendi shtrihet në rrugë të rëndësishme tranziti nga Europa Perëndimore në juglindje të kontinentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: