Më shumë se 400 000 persona kanë humbur jetën nga COVID-19 në SHBA, sipas bilancit të Universitetit Johns Hopkins mardi, një ditë para betimit të Joe Biden, i cili e ka bërë luftën kundër pandemisë një prej prioriteteve të fillimit të mandatit të tij.

Pragu prej 300 000 të vdekur u kalua një muaj më parë, në mes të dhjetorit.

SHBA-ja, sipas bilanceve zyrtare, është një prej vendeve më të prekuara në vlera absolute, por disa vende kanë regjistruar më shumë të vdekur në proporcion me popullsinë e tyre. si Italia, Britania e Madhe apo Belgjika.

Pas një vale të parë në pranverë, e cila kurrë nuk ra me të vërtetë dhe u përqendrua rreth Nju Jorkut, më pas një rritje këtë verë veçanërisht në jug të vendit, fuqia e parë botërore është përballur që prej vjeshtës me një rritje të ndjeshme të epidemisë në të gjithë territorin e saj, që ajo nuk po mundet ta kontrollojë.

Rreth një në dy amerikanë mendojnë se virusi është jashtë kontrollit”, sipas një sondazhi të “Washington Post-NBC” publikuar sot.

Rreth 120 000 persona janë aktualisht të shtruar në spital për shkak të COVID-19, sipas Covid Tracking Project, që analizion çdo ditë të dhënat në të gjithë vendit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb