Vaksina e dyqindmiliontë e koronavirusit u injektua në SHBA, por presidenti Joe Biden nuk festoi, por në vend të kësaj filloi një nxitje të re financiare për ata që ende nuk janë vaksinuar.

”Nxitja vjen në formën e një kredie tatimore që lejon ndërmarrjet me më pak se 500 punonjës të kompensojnë plotësisht koston e sigurimit deri në 80 orë ose 10 ditë pune, të pushimeve të paguara për punonjësit që kanë nevojë për të marrë vaksinën”, tha Biden.

”Periudha e zgjatur e pushimeve me pagesë ka për qëllim t’u japë punëtorëve kohë për t’u rikuperuar nga çdo efekt anësor i lidhur me vaksinimin pa u shqetësuar për humbjen e një pagese”, shtoi Biden.

“Një shqetësim që kam dëgjuar nga kaq shumë amerikanë është se ata nuk kanë mundësi të marrin një ditë pushim për t’u vaksinuar”, theksoi Biden nga Shtëpia e Bardhë.

“Asnjë amerikan që punon nuk duhet të humbasë asnjë dollar nga paga e tij sepse ai ka zgjedhur të përmbushë detyrën e tij patriotike për t’u vaksinuar”, shtoi ai.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb