SPANJE

Pas Italisë, Spanja është vendi më i prekur nga koronavirusi në Evropë, ku numri i të prekurve dhe personave që kanë humbur jetën rritet në mënyrë të frikshme.

Brenda 24 orëve të fundiot në Spanjë kanë humbur jetën 514 persona duke e çuar në Shifra 2696 numrin total të viktimave në këtë vend.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, numri i të infektuarve në Spanjë ka arritur 39,673, 2600 më shumë se një ditë më parë shkruajnë mediat spanjolle.

Kryeqyteti Madrid ka numrin më të madh të viktimave: 1 535. Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, pritet të kërkojë sot miratimin e parlamentit për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme deri më 11 prill, si masë për frenimin e përhapjes së koronavirusit.
(BalkaWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: