COVID-19 mbërthen ekipin e Man.City, aq sa detyrojë të shtyhet ndeshja me Everton, në program për tu zhvilluar mbrëmjen e djeshme. Pas kontrolleve të radhës, tre lojtarë dhe anëtarë të stafit kanë rezultuar pozitiv. COVID-19 preku fillimisht Gabriel Jesus dhe Kyle Walker, të dy rezultuan pozitiv përpara sfidës kundër Newcastle, duke e dërguar në total pesë numrin e lojtarëve të prekur. Duket parë përhapjen e madhe dhe rrezikun që përfaqëson një situatë e tillë, sipas protokollit, drejtuesit e Man.City i kërkuan atyre të Everton të shtynin ndeshjen, kërkesë që u pranua nga kundërshtarët dhe u miratua më pas nga drejtuesit e Federatës Angleze.

City
City

COVID-19 po kthehet në shqetësim në ishullin britanik pasi raste pozitive kanë konfirmuar edhe klube të tjera, së fundmi me anë të një komunikate për mediat edhe klubi i Arsenal ka njoftuar se mbrojtësi Gabriel është prekur nga virusi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb