ITALI

Një fëmijë i vogël rreth 5 vjeç në Itali nuk mundet më të qëndrojë i mbyllur në shtëpi për shkak të situatës së krijuar nga korokanvirusi.

Edhe pse mamaja e tij përpiqet t’i shpjegojë se nuk është e mundur të dalësh jashtë për shkak të emergjencës së krijuar nga COVID-19, ai ‘proteston’ duke thëne se nuk mundet më.

“Nuk mund të jetoj gjithë ditën i mbyllur në shtëpi, nuk mundëm më, dua të shkoj tek parku, në pishina, në shkollë. Dua të iki nga shtëpia, jam i lodhur. Do të bëj gati valixhen dhe do iki tek gjyshi- dëgjohet t’i thotë nënës së tij në videon e regjistruar nga kjo e fundit.

Në fund të videos, djali i rraskapitur, fshihet pas perdes dhe i thotë nënës së tij që ta lërë vetëm. Videoja e vogëlushit është regjistruar në ishullin e Sicilisë. Italia që prej më shumë se një muaj ndodhet në karantinë prej koronavirusit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb