Ceremonia e 63-të e çmimeve Grammy, që njihet edhe si “Oscar”-i i botës së muzikës, është anuluar pas rritjes së shpejtë të rasteve me COVID-19.

Sipas lajmit të njoftuar nga faqja e muzikës “Rolling Stone”, ceremonia e çmimeve që pritej të zhvillohet më 31 janar në qytetin Los Angeles, është shtyrë për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19, ndërsa deklarata zyrtare në lidhje me çështjen do të bëhet së shpejti.

Në një intervistë ku u njoftuan të nominuarit në nëntor, Harvey Mason, president i organizatës “Recording Academy” që organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve, tha se një ngjarje ishte planifikuar për një audiencë të vogël, por për shumë detaje të tjera ende po punohen.

Në lajme të ndryshme në mediat amerikane thuhet se ceremonia e çmimeve pritet të zhvillohet gjatë muajit mars.

Beyonce, artistja më e nominuar në historinë e Grammy. Ylli i pop-it amerikan Beyonce e nominuar në 9 kategori në Çmimet e 63-të Grammy, u bë artistja më e nominuar në historinë e Grammy.

Pas Beyonce, të nominuar në 6 kategori janë artistja kosovare Dua Lipa si dhe Taylor Swift dhe Roddy Ricch.

Shumë ceremoni si ajo e MTV Music Awards, Latin Grammy dhe Emmy u zhvilluan online ose me prani të kufizuar për shkak të COVID-19 gjatë vitit 2020.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: