Më në fund Sidney është i lirë dhe pa kufizime strikte. Pas katër muajsh izolimi për shkak të COVID-19, qyteti më i madh në Australi, i është rikthyer një normaliteti të ri.

“Është ditë e madhe për shtetin tonë”, ka thënë kryetari i Uellsit të Ri Jugor, Dominic Perrottet.

“Pas 100 ditëve me gjak, djersë dhe asnjë birrë, ne ja dolëm”.

Disa kufizime për organizime masive vazhdojnë të zbatohen dhe shkollat ende nuk janë rihapur plotësisht. Autoritetet shëndetësore kanë sugjeruar për një hapje graduale, për të parandaluar mbushjen e spitaleve me persona të infektuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb