Singapori do të fillojë imunizimin e fëmijëve kundër COVID-19 këtë javë, njoftoi kryeministri i tij, Lee Hsien Loong, duke shprehur shqetësimin për variante të reja që po prekin më shumë të rinjtë.

“Gjatë kësaj vale të fundit, ne kemi më shumë raste të fëmijëve të infektuar, në shkolla ose klasa nate”, tha kreu i qeverisë në një fjalim në televizion.

“Fëmijët nuk kanë qenë të sëmurë rëndë. Ne do të përfitojmë nga pushimet e qershorit për të vaksinuar fëmijët e shkollave”, shtoi ai.

Ishulli shtrëngoi kufizimet kohët e fundit pas një rritje të numrit të infeksioneve COVID-19, pasi arriti të frenojë epideminë pothuajse plotësisht për disa muaj.

Singapori mbylli shkollat fillore dhe të mesme në mes të majit.

Autoriteti rregullator shëndetësor lokal ka miratuar vaksinën Pfizer/BioNTech për fëmijët e moshës 12 deri në 15 vjeç, ndërsa më parë ishte autorizuar vetëm nga mosha 16 vjeç.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb