Sllovenia ka në plan të lehtësojë disa nga masat e saj kundër COVID-19, nga e hëna, njoftuan zyrtarët.

“Banorët do të lejohen të largohen nga qytetet dhe rajonet ku jetojnë dhe të shkojnë në vende të tjera pa kufizime”, tha sot ministri i Brendshëm, Ales Hojs.

Nxënësit e shkollave të mesme dhe fillore, gjithashtu, do të kthehen në mësimin në klasë, pas një pauze katërmujore.

Gjithashtu, do të happen edhe dyqanet që shesin mallra që nuk konsiderohen të domosdoshme.

Personeli i shitjeve do të duhet ende t’i nënshtrohet testimit të rregullt.

Megjithatë, ora e ndalimit policor nga ora 21:00 deri në 06:00 të mëngjesit do të mbetet në fuqi.

Kafenetë, pubet dhe restorantet do të vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb