Spanja sot regjistroi rritjen më të lartë të vdekjeve të nga koronavirusi (COVID-19) që nga fundi i prillit, me 368 viktima, konfirmoi Ministria spanjolle e Shëndetësisë.

Numri i të vdekurve në vend është afro 38 500 persona.

Vdekjet ditore janë larg pikut që u shënua gjatë pranverës, kur regjistroheshin deri në 950 viktima në ditë, por disa pjesë të vendit që relativisht raportonin shifra të vogla gjatë valës së parë tani po raportojnë numër rekord të vdekjeve.

Sot, Asturias dhe Murcia arritën numrin më të lartë të vdekjeve ditore që nga fillimi i pandemisë, ndërsa Andaluzia theu rekordin e saj për valën e dytë dhe tani ka raportuar më shumë vdekje në javën e fundit se çdo pjesë tjetër e Spanjës.

Nga ana tjetër, Madridi, i cili ishte prekur rëndë në pranverë dhe në fillim të vjeshtës, ka arritur të ulë numrin e infeksioneve të reja nën mesataren e Spanjës.

Në shkallë kombëtare, Spanja sot raportoi afër 22 000 infeksione të reja.

“Ky është afati kohor gjatë të cilit ekspertët thonë se do ta tejkalojmë pjesën më kritike të pandemisë. Dhe kur të kalojnë këta gjashtë muaj, fushatat e vaksinave mund të jenë gati, së bashku me ndryshimin e motit”, shtoi Sanchez.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb