Në gjysmën e parë të këtij viti, vetëm 1,85 milionë pasagjerë udhëtuan nga aeroporti i ri të Berlinit, BER.

”Kjo ishte pothuajse 90 për qind më pak pasagjerë se në gjashtë muajt e parë të vitit 2019 – para shpërthimit të pandemisë së koronavirusit”, sipas shifrave nga operatori i aeroportit.

Në atë kohë, pothuajse 17,5 milionë pasagjerë fluturuan në aeroportet e Berlinit në gjysmën e parë të vitit.

Ndërsa numri i udhëtarëve në BER është rritur ndjeshëm në muajt e fundit, mbetet një pyetje e hapur nëse aeroporti do të përmbushë objektivat për vitin 2021.

Kreu i kompanisë së aeroportit, Engelbert Luetke Daldrup, tha se ai shpresonte për 10 milionë pasagjerë për të gjithë 2021.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb