Eugena Tomini, Shefe e Inteligjencës Epidemike në ISHP ka folur në lidhje me fazën e dytë të lehtësimit të masave kundër përhapjes së koronavirusit.

Tomini tha në emisionin “Opinion” se hapja do të jetë graduale dhe se ky proces do të varet nga bilanci i rasteve të reja në ditët në vijim.

Ajo theksoi se faza e dytë nuk do të realizohej në rast se në spitale do të jenë të shtruar 90 pacientë me COVID-19 dhe 10-15 prej tyre të jenë në terapi intensive.

Si do të vijojë hapja?

Masat në drejtim të hapjes do të mbështeten në tre nivelet e rriskut që janë, i ulët, i mesëm dhe i lartë. Ndërkohë, monitorimi i hapjes do të monitorohet në një interval kohor prej dy javësh dhe do të vijojë më pas me lirimin e masave duke parë kufizimet dhe të lëvizjes së popullatës do të monitorohen për dy muaj. Hapja do të jetë gradualisht. Rekomandohet respektimi i masave personale dhe kapacitetet në drejtim të gjurmimit të kontakteve dhe kapacitetet në drejtim të epidemiologjik. Ky kapacitet do të rritet nga 70-80 që e kemi aktualisht në 90 gjurmim. Gjurmimi është i vështirë në kohë paqe e jo më në kohë lufte. Prandaj kemi disa parametra që i kemi vendosur kundrejt nivelit të rriskut. Nëse kemi me një mesatare javore 12 raste kundrejt gati 90 pacientë të shtruar dhe prej tyre 10-15 pacientë në terapi intensive nuk bëhet faza e dytë e hapjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: