Covid-19 po paralizon totalisht futbollin kudo në botë. Në një kohë kur UEFA dhe FIFA vijojnë punën për të rikthyer futbollin e luajtur në rang kombëtar dhe ndërkombëtar, Federata Belge e Futbollit është e para e cila merr një hap konkret dhe të fortë.

Belgjike
Belgjike

Pas një mbledhje të jashtëzakonshme, Federata Belge ka vendosur të ndërpres përfundimisht futbollin në vend duke shpallur kampion për sezonin 2019-2020 Clube Brugge. Brugge kryesonte kampionatin me 15 pikë diferencë nga Gent i vendit të dytë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb