Përgatitjet e Chelsea në prag të sezonit të ri kanë marrë një goditje të rëndë. Mediat angleze bëjnë të ditur se tetë futbollistë të Bluve të Londrës kanë rezultuar pozitivë me Covid-19. Gjashtë prej tyre janë të konfirmuar, ndërsa dy të tjerë janë në karantinë si kontakte të afërta me ta. Duke qëndruar në atë që raportojnë mediat lokale, futbollistët e Chelsea të infektuar me Coronavirus janë: Mason Mount, Tammy Abraham, Christian Pulisic, Fikayo Tomori, Jorginho, Ross Barkley, Emerson Palmieri dhe Michy Batshuayi.

32445652 8667739 Image A 3 1598511502835
32445652 8667739 Image A 3 1598511502835

Katër të parët dyshohet se kanë marrë virusin gjatë pushimeve të tyre në ishullin e Mykonos në Greqi. Menjëherë pas rikthimit në Angli, ata janë vetëizoluar në respekt të protokollit sanitar të miratuar nga qeveria në vend. Rastet pozitive te Chelsea, por edhe ato të sinjalizuara më parë në klubet e Sheffield United, Brighton dhe West Ham ndërlikojnë ndjeshëm nisjen e sezonit të ri të Premier League në program pas dy javësh.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb