Covid-19 trondit Interin dhe detyron zikaltërit të jetojnë në ankth. Për momentin, virusi ka prekur të gjithë kupolën drejtuese të klubit. Kështu, dy administratorët e deleguar, Alessandro Antonello dhe Giuseppe Marotta si dhe drejtori sportiv Piero Ausilio kanë rezultuar pozitiv me Coronavirus.

Fc Internazionale Training Session
Fc Internazionale Training Session

Lajmi është konfirmuar nga Inter me anë të një njoftimi zyrtar për mediat, ku theksohet se është infektuar gjithashtu avokati I klubit Angelo Capellini dhe një pjestar i stafit teknik, emri i të cilit nuk bëhet i ditur. Fakti që një bashkëpunëtor i afërt i Antonio Conte është pozitiv shton frikën te skuadra zikaltër, e cila sipas protokollit sanitar do t’i nënshtrohet testëve të tjerë me tampon.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: