Duhet të ishte turneu që do të konfirmonte tenisin si një nga sportet më të sigurtë sa I përket përhapjes së Coronavirus, por në të vërtetë është kthyer në një “bombë biologjike”. Pas Grigor Dimitrov edhe Borna Coric ka zyrtarizuar personalisht se është pozitiv me Covid-19. Tenisti kroat ashtu si edhe ai bullgar janë infektuar gjatë turneut “Adria Tour”, ku merrte pjesë edhe Novak Djokovic.

Raketa numër një e botës është kritikuar shumë gjatë javëve të fundit si promovues i këtij turneu, por edhe të një tjetri të zhvilluar pak ditë më parë me synim bamirësinë dhe ku mori pjesë edhe Coric. Nga 22 pjesmarrësit e “Adria Tour” që iu nënshtruan testit me tamponë, tre rezultuan pozitivë, dy tenistët e larpërmendur dhe një prej trajnerëve. Sa i përket Djokovic, ai pritet të kryejë një tjetër test në Beograd, për të mësuar nëse është prekur apo jo nga Covid-19.
(balkanweb)