TURQI

Edhe pse vetë Turqia është e prekur nga koronaviruasi ajo nuk e ka kursyer ndihmën për dy shtetet më të prekura Italia dhe Spanja.

Një avion ushtarak turk Airbus A400M me materiale shëndetësore, përfshirë maska, kostume mbrojtëse, xhel antibakterial etj, u ngrit nga aeroporti Etimesgut në Ankarasë për të ofruar këtë ndihmë për luftën kundër koronavirusit në Itali dhe Spanjë.

Lajmi u bë i ditur nga ministria e Mbrojtjes turke. Kujtojmë që në Turqi deri tani numri i të infektuarve me COVID-19 është mbi 13 mijë, nga ku 214 persona kanë humbur jetën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: