SHBA do të blejë 500 milionë doza të vaksinës antiCOVID-19 të Pfizer/BioNTech për t’ua dhënë vendeve të tjera, raportoi sot “New York Times” dhe “Washington Post”.

“Presidenti amerikan, Joe Biden do të bëjë njoftimin në samitin e G7-s këtë javë”, shkroi “Washington Post”, që citoi tre burime të njohura me këtë çështje.

Kur u pyet nëse kishte një strategji për shpërndarjen e vaksinave në të gjithë botën, Biden u përgjigj “Unë kam një të tillë dhe do ta shpall atë”.

Sipas “New York Times”, 200 milionë dozat e para do të shpërndahen këtë vit dhe 300 milionë të tjera vitin e ardhshëm.

SHBA ka njoftuar tashmë se do të dhurojë 80 milionë doza të vaksinave antiCOVID-19 në vendet e huaja deri në fund të qershorit, 75% e të cilave do të shpërndahen përmes COVAX.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb