Maska në vendet publike, udhëtime vetëm me avionë privatë, ndalet në mënyrë kategorike shkëmbimi i fanellave. Këto janë vetëm disa nga kushtet, rregullat e vendosua nga UEFA përpara rifillimit të dy turneve, Champions dhe Europa League. Anëtarët e klubeve, lojtarët, stafet, çdo person i përfshirë në protokoll e ka të ndalur të largohet nga hoteli ku është i grumbulluar. Lojtarët dhe stafet gjatë udhëtimeve duhet të mbajnë maska në ambientet publike, si aeroportet etj.

Fc Internazionale V Pfc Ludogorets Razgrad Uefa Europa League Round Of 32: Second Leg
Fc Internazionale V Pfc Ludogorets Razgrad Uefa Europa League Round Of 32: Second Leg

Gjithashtu ekipet që vijnë nga vendet e origjinës, janë të detyruar ti nënshtrohen testeve 2-3 ditë përpara se të zbarkojnë në Gjermani dhe Portugali, dy vende që do të mirëpresin dy turnte, Europa dhe Champions League. UEFA premton gjithashtu se përpara ndeshjes, nëse ka raste të dyshuara, lojtarët, stafet mund të testohen dhe përgjigja do të dalë brenda 6 orëve. Mos respektimi i këtyre rregullave nga ana e klubeve mund të sjell pasoja të mëdha në zhvillimin e ndeshjeve, shkruan BBC duke iu referuar një zyrtari të lartë të UEFA-s.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb