Ukraina regjistroi një rekord 26,870 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, siç njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm prej 26,701 infeksionesh të regjistruara dje.

Sipas shifrave të ministrisë, 648 persona kanë vdekur nga Covid-19 në 24 orët e fundit.  Në Ukrainë janë raportuar gjithsej 2.88 milionë raste të Covid-19 dhe 66.52 vdekje.

Kujtohet se banorët e Kievit do të duhet të tregojnë certifikatat e vaksinimit për të hyrë në restorante, palestra dhe transport publik nga e hëna, siç njoftuan autoritetet e qytetit dje.

 

 (BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: