Në Itali gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar 9.789 persona të infektuar, shumë më pak krahasuar me një ditë më parë, ku vendi regjistroi 15.746 infeksione.

Fatkeqësisht me të gjithë ndërhyrjen e mjekëve, nuk kanë fituar betejën me virusin 358 qytetarë, ndërsa të shëruarit janë 18.010. Në total, që prej fillimit të pandemisë kanë qenë 3.779.594 të infektuar, ndërsa numri i viktimave është ndalur në 114.662.

Aktualisht, në të gjithë territorin italian, rastet pozitive janë 5524.417.

Ndërsa në të gjitha spitalet përtej Adriatikut, janë të shtruar 27.329.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: