FIER

Ka nisur këtë të shtunë procesi i vaksinimit në Burgun e Fierit.

Gazetari Ervis Kuçi raporton për “BalkanWeb” se deri më tani 42 të burgosur dhe paraburgosur janë vaksinuar nga grupet vaksinatore të Drejtorisë së Shëndetit Publik.

Në total në Burgun e Fierit vuajnë dënimin 700 të burgosur dhe këtij procesi do t’i nënshtrohen të gjithë pa përjashtim.

30 të dënuar kanë marrë vaksinën ruse Sputnik V dhe 12 vaksinën Pfizer, pasi kanë sëmundje bashkëshoqëruese.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb