Covid-19 po shtrihet gjerësisht në institucionet arsimore të qarkut të Beratit.

Infektimet kanë vijuar edhe sot në disa shkolla në Berat dhe Urë-Vajgurore. Pas infektimit të disa nxënësve dy ditë më parë në shkollën jopublike “Irfan Ngjeqari” në Berat, edhe sot janë regjistruar të tjera raste në këtë shkollë.

Një mësuese dhe dy nxënës janë konfirmuar “pozitiv” me Covid-19, duke bërë mbylljen e një tjetër klase. Edhe në shkollën 9-vjeçare “Llukë Mita” në fshatin Konisbaltë në Urë-Vajgurore janë regjistruar të tjera infektime në radhët e nxënësve.

5 nxënës të së njëjtës klasë rezultojnë të prekur me Covid-19 dhe kjo ka sjellë mbylljen përkohësisht të dy klasave në këtë shkollë. Ndërkohë që 8 raste janë regjistruar në shkolla, 23 raste të tjera rezultojnë të jenë pensionistë të moshave 62-76 vjeç. Rastet aktive në qarkun e Beratit kanë arritur në 812.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb