Situata nga pandemia e shkaktuar nga Covid-19 vijon të jetë mjaft delikate në qarkun e Dibrës. Pas prekjes së bluzave të bardha tashmë tendenca duket se është që koronavirusi të hyjë edhe nëpër shkolla. Bulqiza është një ndër vatrat e nxehta ku personeli arsimor po infektohet me virusin korona.

Pas daljes pozitiv pak kohë më parë të rezultateve të tamponëve të 5 mësuesve të shkollës “Shefqet Tançi” në Bulqizë, së fundmi nga armata e mësuesve të kësaj bashkie kanë rezultuar pozitiv edhe 3 mësues të tjerë.

Bëhet fjalë për dy mësues të gjimnazit të Bulqizës dhe një mësues i shkollës 9-vjeçare “Xhevdet Doda” të Bulqizës.

Por, si në rastin e shkollës “Shefqet Tançi”, ku mësimi nuk u ndërpre për asnjë çast, edhe në këto dy shkolla ku ka personel arsimor të investuar me Covid-19, mësimi nuk pritet të ndërpritet, pasi ZVA Bulqizë ka mësues zëvendësues në dispozicion për t’i angazhuar në të tilla situata.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: