AUSTRALI

Një virolog nga Sidnej ka thënë se “çdo sipërfaqe përbën rrezik të madh” kur vjen puna te COVID-19 dhe çdo njeri duhet të lajë me kujdes frutat dhe perimet që blen.

Profesori i Universitetit të Sidnejt, Timothy Neësome, i specializuar për infeksione dhe në virologji tha për “Daily Mail” se duke qenë se COVID-19 mund të jetojë në shumicën e sipërfaqeve, njerëzit duhet të bëjnë kujdes me frutat dhe perimet. Kjo për vetë faktin se ato preken nga shumica e njerëzve me dorë dhe lihen sërish në vend.

“Gjëja më e mirë që mund të bëjmë është që të lajmë ato që blejmë me sapun sapo t’i sjellim në shtëpi. Nuk duhet të mendojmë se nxehtësia e gatimit do ta vrasë virusin. Duhet t’i lajmë me ujë të nxehtë dhe me sapun, njësoj siç bëjmë me duart”,-ka thënë Newsome.

“Nuk mund të testojmë çdo avokado për koronavirus dhe prekja e frutave e perimeve nga njerëzit përbën një rrezik të madhe”- vazhdon më tej virologu.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: