KINE

Pas një lufte më shumë se 3 mujore kundër koronavirusit dhe mosregjistrimit të asnjë rasti të ri të infektuari në vend për disa ditë radhazi, provinca e Hubeit po mendon të lehtësojë disa nga masat shtrënguese për qytetarët e saj.

Kështu Komisioni i Shëndetësisë në Kinë vendosi që të heqë ndalimin e udhëtimit për të hyrë dhe për të dalë nga provinca e Hubeit duke filluar nga data 25 mars, me një përjashtim për qytetin Ëuhan.

Në wuhan, sipas zyrtarëve të shëndetësisë, këto ndalime udhëtimi do të lehtësohen më 8 prill dhe njerëzit do të kenë mundësi të lëvizin në bazën e një kodi shëndetësor.

Wuhani, i cili konsiderohet dhe vatra kryesore ku shpërtheu pandemia e koronavirusit ka qenë i rrethuar dhe askush nuk hynte apo dilte që prej 23 janarit.

Që atëherë, ato janë shpërndarë në mbi 150 vende të botës dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur sëmundjen që e shkakton koronavirusi, COVID-19, pandemi.

Vendet e prekura kanë ndërmarrë masa të ashpra për të frenuar përhapjen e saj, duke mbyllur shkollat, bizneset jothelbësore dhe kufijtë. Sëmundja ka prekur mbi 381,000 njerëz në gjithë botën, ndërsa mbi 16,500 kanë humbur jetën.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: