Ashtu si Bastoni edhe Milan Skriniar rezultoi pozitiv me COVID-19, ky i fundit shqetëson jo pak trajnerin Conte pasi bëhet fjalë për një titullar fiks në skemat e tij. Të dy lojtarët janë asimptomatik por ndryshe nga Bastoni, Skrinar rrezikon që karantinën ta kaloj në Sllovaki aty ku ishte i grumbulluar për ekipin përfaqësues. Skrinar është në garë me kohën për të qenë pjesë e Interit në derbin e Milanos, në varësi se si do të vijoj rikuperimi i tij, qendërmbrojtësi rrezikon jo vetëm derbin por dhe sfidën e parë në grupet e Champions League kundër B.Moenchengladbach. Me De Vrij e Ranochia në qendër, Conte duhet të përshtat një lojtar për të plotësuar vendin e Skrinar, D’Ambrosio e Kolarov mund të aktivizohen në atë pozicion.

La Gazzetta
La Gazzetta

Një tjetër problem jo i vogël për trajnerin e Inter është fakti se në këtë grumbull të kombëtareve në Milano i kanë mbetur vetëm disa lojtarë, Handanovic, Radu, Padelli, Ranocchia, Darmian, Nainggolan, Gagliardini e Young, të gjithë kanë zhvilluar stërvitje individuale. Te Inter nuk i janë nënshtruar izolimit total në hotel por lojtarët janë lënë të lirë të shkojnë në shtëpitë e tyre, vetëm shtëpi dhe stërvitje, por situata mund të ndryshoj në varësi të rezultateve që do të japin tamponët në ditët në vijim.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb